Këshilli organizativ për mësimit plotësues në gjuhën shqipe
dhe këshilli i prindërve, shpallin:
Konkurs
për mësues-se për mësimin plotësues të gjuhës shqipe
Vendi: Qyteti i Kassel-it me rrethinë
Koha/orari/pagesa: Viti shkollor 2018/2019, varësisht nga numri i nxënësve
Profili i kandidates-it: Fakulteti i edukimit/pedagogjisë ose Shkolla e lartë pedagogjike
Përvojë në mësimdhënie
Përvojë në punë me grup mosha të ndryshme
Kontakt i mirë me prindër
Njohuri solide të gjuhës gjermane
I ftojmë të konkurojnë edhe kandidatët me shkollim të lartë gjuhë dhe letërsi shqipe/gjermane, histori, muzikë apo art, si dhe të profileve të tjera të cilët janë të diplomuar
Të interesuarat-it mund të dërgojnë dosjen e plotë (CV, letrën e motivimit, diplomat, certifikatat e punës, etj.) në e_mailin: shkollakassel@gmail.com
Për informata më të hollësishme kontaktoni në nr. WhatApp: 0176-83306997 apo vizitoni web faqen www.xhamia-ks.de
Konkursi mbetet i hapur deri më: 27.Korrik.2018
Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m’shungullon;
përmbi er‘ që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon
Ndër komb‘ tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan‘ të bukra me themel
por prap‘ kjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave iu del.