Këshilli organizativ për mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe këshilli i prindërve, shpallin:
Konkurs
për mësues-se për mësimin plotësues të gjuhës shqipe
Vendi: Qyteti i Kassel-it me rrethinë
Koha/orari/pagesa: Viti shkollor 2019/2020, varësisht nga numri i nxënësve
Profili i kandidates-it:
- Fakulteti i edukimit/pedagogjisë ose Shkolla e lartë pedagogjike
- Përvojë në mësimdhënie
- Përvojë në punë me grup mosha të ndryshme
- Kontakt i mirë me prindër
- Njohuri solide të gjuhës gjermane
I ftojmë të konkurojnë edhe kandidatët me shkollim të lartë gjuhë dhe letërsi shqipe/gjermane, muzikë apo art, histori, si dhe të profileve të tjera të cilët janë të diplomuar.
Të interesuarat-it mund të dërgojnë dosjen e plotë (CV, letrën e motivimit, diplomat, certifikatat e punës, etj.) në e_mailin: shkollakassel@gmail.comPër informata më të hollësishme kontaktoni në nr. e telofonit: 0163-2541944 apo vizitoni web faqen www.xhamia-ks.de
Për informata më të hollësishme kontaktoni në nr. e telofonit: 0163-2541944 apo vizitoni web faqen www.xhamia-ks.de
Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m’shungullon;
përmbi er’ që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon
Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan’ të bukra me themel
por prap’ kjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave iu del.