Të nderuar bashkatdhetarë, vëllezër dhe motra,
Qendra Islame-Kulturore Shqiptare në Kassel, me rastin e tërmetit katastrofal që e goditi Shqipërinë, i cili shkaktoi me dhjetëra viktima, me qindra të plagosur dhe mijëra shtëpi të shkatërruara e të dëmtuara, ka filluar tubimin e ndihmave financiare për të prekurit nga kjo katastrofë e paparashikuar.
Të prekurit kanë nevojë për strehim urgjent për tu mbrojtur nga të ftohtit, kanë nevojë për ushqim, kanë nevojë mjekim, me fjalë të tjera kanë nevojë për të mbijetuar në keto momente tejet të vështira, por kanë nevojë edhe për strehim të përhershëm dhe me ato kushte që i kanë ata nuk kanë mundësi që këtë vetë ta sigurojnë dhe janë të varur nga ndihma e të tjerëve.
Pra vëllezër dhe motra, tu dalim në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona me ato mundësi tona që na i ka dhënë Allahu i Madh nga mirësitë e Tij të pakufishme. Allahu i Madhërishëm në Kuranin famëlartë thotë: Çdo punë të mirë që ju e bëni, Allahu do të jetë në dijeni për te.
I dërguari ynë, Muhammedi alejhisselam ka thënë: Allahu përherë është në ndihmë të njeriut përderisa ky gjindet në ndihmë të vëllaut të tij. Kush e lehtëson gjendjen e vështirë të vëllaut të tij, Allahu do të ia lehtëson vështirësitë në këtë botë dhe në botën tjetër.
Pra vëllezër dhe motra ta zgjatim dorën e ndihmës dhe të ua lehtësojmë jetën të prekurve nga kjo sprovë e paparashikuar. Ndihmat i pranojnë Kryetari i Xhamisë, Xhelil Asani dhe Bajram Rakipi.
Për informata: Xhelil Asani (01632541944), Bajram Rakipi (017621014430) dhe Hoxha (017638224897).