Fjalimi i ditës së Xhumasë

Të nderuar vëllezër dhe motra,

Sot është dita e xhuma, ditë e bekuar, dita më e vlershme e javës, ditë e ibadetit dhe e lutjes së përbashkët, dita e namazit të xhumasë me të cilën Allahu xh.sh. na i falë mëkatet e javës së kaluar, dita ku Allahu xh.sh. lëshon rahmet dhe bereqet në këtë ditë, dita e takimit të besimtarëve në xhami që së bashku ta adhurojnë Allahun e Madhëruar dhe i mbajnë lidhjet vëllazërore njeri me tjetrin, dita ku në xhami e ndëgjojnë fjalën e Allahut xh.sh. fjalën e të Dashurit tonë, Muhammed Mustafasë a.s., dita ku ndëgjohen udhëzimet e fesë madhështore islame, dita ku i marrim informatat aktuale për gjendjen tonë dhe të tjerëve në vend dhe në botë, dita ku i ndëgjojmë dertet e hallet e njëri tjetrit e kështu me radhë.

Por ja sot ësht dita e xhuma, e katërta me radhë ku nuk kemi pasur mundësi ta falim namazin e xhumasë me xhemat dhe në vend të xhumasë e kemi falur namazin e drekës secili në shtëpi të vet. Dihen shkaqet, dhe ato janë për shkak të pandemisë së korona virusit, sëmundje tejet ngjitëse infektive, e cila është shpërndarë në tërë botën, me të cilën Allahu i Madhëruar na ka sprovuar jo vetëm neve muslimanëve por tërë njerëzit e botës. Ky virus nuk njef as fe as komb, as racë, as shtet, as kufi, as njeri të thjeshtë, as kryetarë, as mbret, as të varfër, as të pasur, nuk i duhet as leje, as vizë hyrëse, i prkekë të gjithë pa dallim.

Allahu Fuqiplotë na ka vënë në sprovë, që ne ta tregojmë dashurinë dhe solidaritetin njëri ndaj tjetrit, gadishmërinë për ti ndihmuar njëritjetrit, që ne ta tregojmë durimin dhe përkushtimin tonë që sa më lehtë dhe me ma më pak pasoja ta tejkalojmë këtë gjendje.

Nga ana tjetër, Zoti i Madhëruar më këtë sikur donë me na thënë, se ne kemi nevojë për njëritjetrin, duhet të miqësohemi njëri me tjetrin dhe jo të armiqësohemi, se njerëzit nuk duhet ta përbuzin njëritjetrin por duhet ta rrespektonjë njëritjetrin, se vetëm me marrëdhënjë normale pa monopolizim dhe keqpërdorim të fuqisë politike, ekonomike, demografike, shkencore, teknologjike mundë të ekzisojmë dhe ti zgjedhim problemet me të cilat ballafaqohemi.

Vëllezër dhe motra,

kjo nuk është hera e parë që njerëzia ballafaqohet me pandemi, edhe më herët ka pasur pandemi të ndryshme si në kohërat e lashta po ashtu edhe në kohërat më të reja. Pandemi ka pasur edhe në kohën e shokëve të Muhammed Mustafasë a.s, edhe pas kohës së tyrëve, nga e cila kanë vdekur me mija e dhjetramijërave të njerëzve, sa që ka pasur prej tyre që e ka hapur varrin për vete se e ka pa se nuk ka shpëtim nga infektimi i përhapur.

Muhammedi a.s. në lidhje me pandeminë ka thënë që nëse me një vend përhapet pandemia mos shkoni në atë vend, por nëse përhapet me një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni nga ai vend duke ikur.

Hadithi i Muhammed Mustafasë a.s. është shumë i qartë dhe këto parime parandaluese praktikohen edhe sot në të gjitha vendet e botës.

Edhe ne si musliman e kemi obligim edhe fetar edhe moral që ti përmbahemi udhëzimeve dhe këshillave të nxjerrura nga organet shtetërore të shendetit të cilat janë për interesin tonë shëndetësor.

Vëllezër dhe motra,

Rrini në shtëpi, të vetëizollohemi, të bëjmë ibadet dhe ta lutemi Allahun e Madhëruar që të na mbrojë nga korona virusi, sa ma shpejt ta largojë nga ne dhe sa ma shpejt ti khehemi normalitetit, ky normalitet që ndoshta nuk ia kemi ditur vlerën sa duhet, por besoj se pas kësaj do të ia dimë vlerën ma tepër.

E lutim Allahun e Madhëruar që sa ma shpejt të normalizohet gjendja dhe ta falim namazin me xhemat në xhami, amin.

Imam Shaban Mehmeti