Apel për pagesën e kontributeve të ndryshme për Qendrën Islame Shqiptare në Kassel

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Është traditë që besimtarët kontributet e tyre të ndryshme më së shumti i paguajnë gjatë muajit Ramazan, por ja siç e dimë të gjithë, për shkak të virusit korona të gjitha aktivitetet e xhamisë përkohësisht janë suspenduar dhe kontaktet fizike me besimtarët janë ndërprerë. Si rezultat i kësaj ka ardhur edhe deri ke dobësimi i mjeteve financiare të cilat sigurojnë ekzistencën e Xhamisë.

Për mos me ardhur deri te pengesat financiare por edhe për t’ua lehtësuar besimtarëve që ti kryejnë kontributet e tyre të ndryshme, siç janë ndihmat e rregullta, ndihmat vullnetare, zeqati, sadakatulfitri etj. për Xhaminë,  Kryesia ka vendosur:

Xhamia gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të jetë e hapur vetëm për pagesa çdo ditë nga ora 18 deri në ora 19.

Për pagesa të ndryshme ju mundeni në çdo kohë të paraqiteni për termin edhe ke Kryetari i Xhamisë, Xhelil Asani nën këtë numër: 0163 2541944.

Kontributet e juaja gjithashtu mundeni ti paguani direkt në llogarinë rrjedhëse të Xhamisë:

Islamisch-Albanisches Kulturzentrum
IBAN: DE05 5206 4156 0007 4800 40
Raiffeisenbank eG Baunatal
Verwendungszweck: Spende

E lutim Zotin tonë të mëshirshëm të na e pranon agjërimin dhe ibadetet tjera, të lëshojë mëshirë, dashuri dhe solidaritet në mesin tonë dhe të na ndihmoj në kapërcimin sa më të lehtë të kësaj gjendjeje dhe sa më shpejt ti kthehemi normalitetit, amin.

Me nderime nga Kryesia e Xhamisë