Vlera shumëdimensionale e agjërimit të muajit Ramazan.

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Nuk ka dyshim se njëri nga muajt më të vlershëm ke Allahu xh.sh. ësht muaji i bekuar, Ramazani.

Allahu xh.sh. atë e ka bekuar kur në këtë muaj zbriti Kurani famëlartë, udhëzim për tërë njerëzinë dhe kritere të drejtësisë në mesin e njrerëzve. Allahu xh.sh. në Kuran, kaptina 2, ajeti 185, thot:

Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).

Në këtë muaj, në dhjetë ditët e fundit, bie nata e Kaderit kur ka filluar zbritja e Kuranit famëlartë Muhammedit a.s. dhe kësaj nate Allahu xh.sh. ia ka shtuar vlerën baraz me 1000 muaj normal. Dhe kjo natë përkujtohet dhe gjallërohet me aktivitete të ndryshme fetare nga besimtarët.

Allahu xh.sh. në kaptinë 97 thot:

Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.

Muhammedi a.s ka thë:

Kush i lutet e i falet Allahut natën e Kadrit me plotbesim ke Allahu xh.sh dhe duke u mbeshtetur plotësisht ke Ai, Allahu do të ia falë atij mëkate e kaluara.

Në lidhje me agjërimin e muajit Ramazan Muhammedi a.s. ka thënë:

Ju ka ardhur muaji i Ramazanit, një muaj i bekuar, Allahu xh.sh. ua ka obligaur agjërimin e këtij muaji, në te hapen dyert e xhennetit, mbyllen dyert e xhehennemit dhe prangosen shejtanët. Në te ka një natë që është më e vlershme se një mijë netë. Do të jetë i pafat ai i cili nuk përfiton nga të mirat e kësaj nate.

Muhammedi a.s. ka thënë: Ka thënë Allahu xh.sh.:

Çdo punë e birit të Ademit ësht e tij me përjashtim të agjërimit, ai është i imi dhe për te unë shpërblej, pastaj Muhammedi a.s. vazhdon e thot:

Nëse ndokush agjëron, mos të flet fjalë të ndyta, mos të bërtet, nëse ndokush e shanë ate apo don të hyjë në konflikt me te, le ti thot atij: unë jam duke agjëruar, betohem në Allahun, në dorën e të cilit është shpirti i Muhammedit, se era e gojës së agjëruesit është më e mirë ke Allhahu se era e miskut. Agjëruesi ka dy gëzime me të cilat ai gëzohet: kur e ndrëprenë agjërimin në kohën e iftarit gëzohet me agjërimin e tij dhe kur takohet me Zotin e tij në botën tjetër gjithashtu gëzohet me agjërimin.

Nga ajetet kuranore dhe hadithet e të Dërguarit tonë, Muhammedit a.s, shohim se muaji i Ramazanit dhe agjërimi i këtij muaji, kanë një vlerë shumëdimensionale  historike të vazhdueshme dhe përherë aktuale si për individin po ashtu edhe për shoqërinë islame.

Vlera historike qëndron në ate se me ardhjen e Muhammedit a.s. si i Dërguar nga ana Allahut xh.sh. zbritja e Kuranit Madhështor atij, përfaqësimi i mësimeve të Kuranit dhe udhëzimeve praktike të Muhammedit a.s. nga bashkohanikët e tij, lindi një shoqëri e re e cila do të quhet Ummeti i Muhammedit a.s. dhe me te sëbashku lindi edhe civilizmi dhe kultura islame e cila do të jetë faktor dhe përcaktues vendimtar i zhvillimeve pozitive fetare, kulturore, politike, ekonomike etj. në përmasa globale gjatë historisë njerëzore. Me fjalë të tjera, Kurani dhe vepra e Muhammedit a.s. ishin baza e të gjitha këtyreve zhvillimeve dhe ndryshimeve të cilat vazhdojnë të jenë si në kohën tonë po ashtu edhe në të ardhmen.

Vlera morale qëndron në ate se me anë të agjërimit individi e lufton egoizmin e tij, e pastron karakterin e tij shpirtëror, e forcon vullnetin, durimin dhe qëndrueshmërinë e tij, bëhët më i vetëdijshëm dhe më i ndërgjegjshëm për rolin e tij ndaj vetëvetës, familjes dhe të afërmëve të tij, ndaj shoqërisë dhe ndaj situatave imponuese të ndryshme që ndonjëherë, si individi po ashtu edhe shoqëria ballafoqohen me to.

Agjërimi i muajit të Ramazanit nuk duhet kuptuar kursesi si diçka të ndarë nga ibadetet tjera. Ai vepron dhe jep efektin e lartëpërmendur vetëm atëherë nëse ndërlidhet me to sikur se janë pesë kohët e namazit, namazi i teravive, namazi i xhumasë, zekati, sadakatulfitri etj. Të gjitha këto ibadete nuk janë qëllim për vete por qëllimi është formimi dhe edukimi i individit dhe i shoqërisë njerëzore për ta arritur shkallën sa më të lartë të besimit dhe devotshmërisë. Secili ibadet kryen një funkcion të caktuar, si ke individi po ashtu edhe në shoqëri.

Namazi e ruan dhe e forcon lidhjen e vazhdueshme me Allahun xh.sh. Ndjenja e të qenurit para Allahut xh.sh. nga pesë herë në ditë me siguri se e ka efektin përcaktues në formimin e karakterit të njeriut, ia shton dhe forcon besimin, kur individi e falë namazin me xhematë, sëbashku, sidomos namazin e detyrueshëm të xhumasë e forcon ndjenjën e përkatësisë vëllazërore në shoqëri dhe ia forcon besimin edhe më tepër në rrugën islame dhe e ndjenë vetën se nuk është i vetëm në rrugën e Allahut por ai ka edhe vëllezër të tjerë të cilë e ndjekin të njëjtën rrugë.

Namazi e forcon ndërgjegjen e individit dhe nuk guxon të qëndron indiferent ndaj gjendjes së vështirë në të cilën dukush ka ra. Sipas ajeteve kuranore dhe haditheve të Muhammedit a.s. Allahu nuk e pranon namazin nga ata të cilët janë indiferent ndaj gjendjes së vështirë të skamnorëve, jetimave, apo të fqinjëve skamnor kur ata kanë mundësi të ju ndihmojnë atyreve por nuk ju ndihmojnë dhe si të tillë besimi i tyre nuk aspak peshë te Allahu xh.sh.

Zeqati që është një ibadet financiar i obligueshëm, minimumi i të cilit ësht 2,5 përqind nga fitimi i pastër nga të ardhurat personale të individit dhe jepet në fondet e caktuara sipas sheriatit islam. Qëllimi i zeqatit është zbutja e rasteve të ndryshme sociale, p.sh. skamja, ndihma për trajtime mjeksore, sugurimi i strehimit për të pastrehët,  ndërtimi i instituteve arsimore islame, mbulimi i shpenzimeve të jetës së nxënësve dhe studentëve jo vetëm të studimeve fetare por edhe të shkecave të ndryshme të domosdoshme për zhvillimin normal të një shoqërie, mbrojtja dhe përhapja e të vërtetës islame e tj.

Me anë të namazit dhe zeqatit individi formon lidhje të ngushtë me shoqërinë duke qenë i gatshëm për tu angazhuar në forma të ndryshme për mirëqenjen dhe dobinë e saj. Me anë të namazit njeriu ndjehet i lumtur se është në lidhje të vazhdueshm me Allahun xh.sh., me anë të zeqatit ndjehet gjithashtu i lumtur se ka bërë diçka për shoqërinë dhe për njerëzit me nevoja të ndryshme duke ua lehtësuar atyreve jetën e vështirë. Por individi do ta ndjenë vetën edhe më të lumtur kur ky është i bindur se Allahu xh.sh. do ta shpërbleje për punën e tij me shpërblimet më të mira dhe më të bukura në botën tjetër. Allahu xh.sh. në Suren 18, ajeti 30 thot:

Me të vërtetë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që ne nuk do t’ua humbim shpërblimin atyreve të cilë punët i kanë kryer mësë miri.

Gjithashtu agjërimi ndikon edhe në edukatën e individit. Agjëruesi kur agjëron patjetër duhet të largohet edhe nga veset e këqija se për ndryshe nuk do të ketë kurfarë vlere agjërimi i tij. Ai duhet të largohet nga sjelljet primitive, nga grindjet, nga fjalë banale ofenduese, nga fjalët e ndyta të pamoralshme, nga përgojimi dhe bartja e fjalëve, nga shiqimi me epsh etj. Muhammedi a.s. ka thënë:

Pesë gjëra e prishin agjërimin: Përgojimi, bartja e fjalëve, gënjeshtra, dëshmia false dhe shiqimi me epsh.

Agjërimi ndikon gjithashtu edhe në forcimin e sinqeritetit dhe besueshmërisë së individit në mënyrë praktike sidomos ke të rinjtë për arsye se të gjitha ibadetet  kryhen haptazi, ndërsa agjërimi kryhet fshehazi, agjëruesi edhe kur është i vetmuar  ai nuk han dhe nuk pin dhe ka ndjenjen e përhershme se Allahu ate e përcjell vazhdimisht.

Agjërimi kontribuon gjithashtu edhe në forcimin e lidhjeve të ngushta në mesin e antarëve të familjes për arsye se ata kujdesen që të gjithë sëbashku të ulen në sofrën e iftarit dhe të çelin sëbashku iftarin dhe kështu shtohet dashuria në mesin e tyre.

Agjërimi gjatë muajit Ramazan gjithashtu kontribuon edhe në forcimin e marrëdhënjeve ndërnjerëzore për arsye se gjatë muajit Ramazan bëhën vizita të ndërsjellta të iftarit. Po ashtu organizohen gjithashtu shtruarje të iftareve edhe për skamnorët, jetimat, të pastrehët etj. dhe kjo gjithashtu kontribuon në sensibilizimin e shoqërisë për tu ju siguruar kushte normale të jetës  dhe jo të jemi indiferent dhe të jemi të pakujdesshëm për ta.

Agjërimi gjatë muajit Ramazan gjithashtu ndikon edhe në ngritjen e nivelit edukativo-arsimor islam dhe me te edhe ngritja e vetëdijës fetare islame te popullata dhe kjo bëhet nëpërmes ligjeratave fetare islame të mbajtura nga teologët e shkencave islame nëpër xhami, në radio, television, internet etj. dhe këto ligjerata të cilat duhet të organizohen dhe pregaditen në mënyrë profesionale e kanë efektin më të madh gjatë muajit Ramazan se sa muajve të tjerë për arsye se besimtarët janë më të përqëndruar për të përfituar nga dobitë e këtij muaji të bekuar, që të largohen sa më tepër nga mëkatet, sa më tepër të fitojnë sevabe dhe kështu sa më tepër ti afrohen Allahut xh.sh. dhe të përfitojnë nga mëshira dhe mirësitë e Tij dhe kjo nuk mundë të arrihet kursesi pa njohuri të mjaftueshme të fesë islame.

Po ashtu njëri nga ibadetet më më rëndësi ësht gjithashtu edhe leximi Kuranit për ate muaji i Ramazanit quhet edhe muaji Kuranit për arsue se në këtë muaj, siç cekëm pak më lartë, ka zbritur Kurani. Besimtari kur lexon kuran ai i bënë ibadet Allahun xh.sh. se ai i lexon fjalët e Allahut xh.sh. Kur të lexojmë kuran duhet të lexojmë më vemendje dhe duhet ta kuptojmë fjalë e Allahut xh.sh. Allahu xh.sh. në suren 4, ajeti 82 thot:

Vallë a nuk përsiatin ata Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.

Përsiatje e Kuranit do të thot kur ti e lexon ate duhet të mendosh thellë, duhet ta kuptosh mirë e drejt dhe jo leximi të bëhët kalimthi në mënyrë sipërfaqësore pa mos me e kuptuar ate mirë.

Pra çdo ajet që e lexojmë duhet të mundohemi ta kuptojmë drejtë ate, sidomos pjesët e Kuranit dhe lutjet që i lexojmë gjatë namazit patjetër duhet ta dimë kuptimin e tyre se përndryshe efekti i namazit nuk do të jetë i mjaftueshëm ke besimtari.

Ne e falenderojmë Allahun xh.sh. që edhe në gjuhën shqipe është përkthyer Kurani dhe Kurani i përkthyer duhet të gjindet patjetër në çdo familje shqiptare muslimane.

Këtu dua të cekë edhe dobitë e ndryshme shëndetësore që ka trupi i njeritu nga agjërimi në përgjithësi dhe nga agjërimi i Ramazanit në veçanti dhe ato dobi mundë të jenë dobi shëruese apo lehtësuese dhe dobi mbrojtëse parandaluese nga sëmundjet e ndryshme trupore e shpirtërore. Muhammedi a.s. ka thënë:

 Agjëroni do të jeni të shëndoshë.

Këtu ne folëm për vlerat e agjërimit të muajit Ramazan aq sa kemi pasur mundësi të mësojmë nga burimet islame dhe nga përvoja e jonë e agjërimit por vlerën e vërtetë të tij nuk mundë ta dijë askush vetëm se Allahu xh.sh. Sipas hadithit të Muhammedit a.s. i cili neve na i përcjell fjalët e Allahut xh.sh. i cili ka thënë se çdo punë e birit të Ademit, domëthënë, e njeriut është e tij dhe për një punë të tij të mirë e shpërblejë nga 10 fish deri në 700 fish me përjashtim të agjërimit, agjërimi është i imi dhe për agjërimin unë ate e shpërblejë. Allahu xh.sh. nuk e ka caktuar me shifra  se sa fish do ta shpërblejë agjërimin. Me këtë Allahu xh.sh. ka dashtur të na thotë se vlera e agjërimit është aq e madhe sa që nuk mundë të matet me numra që ne i përdormi dhe madhësinë e vlerës së tij të vërtetë nuk mundë ta dijë askush tjetër pos Allhahut xh.sh.

Mund të themi se muaji i Ramazanit është një shkollë apo një kurs intensiv që për qëllim ka ngritjen e vetëdijës  fetare islame humane të individit dhe të shoqërisë, pastrimin e karakterit dhe shpirtit të njeriut, zbatimin e drejtësisë sociale shoqërore dhe kjo arrihet kur gjatë muajit Ramazan njëkohësisht vihen në funkcion në mënyrë të përqëndruar intenzive ibadetet islame sidomos në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Siç transmeton hazreti Aishe, Muhammedi a.s. nuk përkushtohej sikur se përkushtohej në Ramazan, në Ramazan nuk përkushtohej si në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, kur hynin dhjetë ditët e fundit e shtrëngonte belin, i gjallëronte netët, dhe e zgjonte familjen që të bëjnë ibadet.

Pra vëllezër dhe motra!

Jemi në mbarim të pjesës së dytë dhe për pak ditë do të hymë në pjesën e tretë të muajit Ramazan ku bie edhe nata e kaderit dhe ne këtë duhet shfrytëzuar sa më tepër duke i bërë ibadet Allahut xh.sh. duke i kryer në përpikëri obligimet fetare isame, sipas mundësive tona në këtë kohë të pandemisë. E lutim Allahun xh.sh. që ai neve të na i bënë kabull ibadetet tona, të na e lehtësojë agjërimin dhe të na e largojë pandeminë dhe të na ndihmojë sa më shpejt të kthehemi normalitetit. Amin.

Imam Shaban Mehmeti