Zekati dhe Sadakatulfitri

Të nderuar vëllezër dhe motra, paqa dhe mëshira e Allhut të Gjithëmëshirshëm qoftë mbi ju.

Zekati është njër nga shtyllat kryesore të Fesë Islame dhe ai ka të bëjë me detyrimin material që duhet me e krye secili musliman dhe muslimane.

Secili musliman dhe muslimane e ka për detyrë me e krye këtë obligim dhe nëse nuk e kryen këtë obligim duke e mohuar ate ai përjashtohet nga besimi. Por nëse nuk e mohon por nuk e praktikon ai apo ajo konsiderohen si mëkatarë shumë të mëdhenjë dhe dyshohet në besimin e tyre.

Dhënja e zekatit bëhët farz (obligim, detyrim) kur pasuria e muslimanit apo muslimanes arrin shumën e caktuar nga pasuritë e ndryshme të cilat kanë natyrë të shtimit të vazhdueshëm, si p.sh. ari, argjendi, të hollat, malli për tregti, begatitë e ndryshme siç janë lopët, delet etj. por nga rrethanat e ndryshme ato mundë edhe të pakohen.

Ne këtu do të bëjmë fjalë vetëm për zekatin e të hollave dhe të arit.

Sheriati islam i ka caktuar kushtet e dhënjës së zekatit e ato janë:

  1. Nisabi, shuma e arritur minimale nga e cila fillon obligimi për dhënjën e zekatit;
  2. Pronësia dhe disponimi i plotë një vjeçar i nisabit sipas kalendarit të hixhrit; 
  3. Nisabi të jetë në pronësi dhe disponim të plotë personale private; dhe
  4. Të jetë tepricë nga shpenzimet për nevojat elementare të jetesës dhe obligimet tjera financiare, si borxhi, qiraja e shtëpisë etj.

Këtu bëjnë përjashtim kreditë të cilat paguhen në këste të caktuara kohore për një përiudhë të caktuar kohore dhe për shkak të kushteve të kontratës nuk ka mundësi të ndryshohet mënyra e pagesës së kredisë, a nga ana tjetër janë bërë kursime që e kanë arritur nisabin apo e kanë tejkaluar ate dhe me ato kursime nuk mundë të shlyhet kredia, atëherë nga këto kursime 2,5 % duhet dhenë zekat.

Baza për shumën e arritur të nisabit mirret vlera e 85 gram e arit të pastër prej 24 karatësh.

Momenalisht sipas tregut të Frankfurtit 85 gram vlejnë 4466 Euro dhe kjo është edhe vlera e nisabit të zekatit.

Nëse muslimani apo muslimanja momentalisht ka në pronësi dhe disponim të plotë 4466 Euro e më tepër atëherë duhet dhënë 2,5% zekat nga këto të holla.

P.sh. nëse ndokush që një vit  i ka në pronësi dhe disponim të plotë  5000 Euro dhe janë tepricë nga  shpenzimet e nevojave elementare të jetesës, nga këto duhet dhënë 125 Euro zekat, në 10000 Euro, 250 Euro etj.

Nëse ndokush ka në pronësi ari 85 gram e më tepër, atëher ai do ta jep zekatin e vlerës së arit sipas tregut aty ku jeton.

Sa i përket stolive nga ari të femrave për përdorim personal ato nuk kanë zekat, por nëse blehen ato vetëm për ti ruajtur si pasuri dhe nuk përdorën apo ato të cilat kanë dalë nga përdorimi, ato kanë zekat nëse arrin vlerën e nisabit të sasisë së arit të pastër, dmth nuk mirret në konsiderim puna e dorës së përpunimit të arit por vetëm vlera e peshës së arit e cila arrin vlerën e nisabit.

Sadakatulfitri është sadakë veçantë e agjërimit të muajit Ramazan e cila jepet nga agjëruesi për vete dhe për antarët e tjerë të familjes apo të personave të tjerë të cilët janë nën kujdesin e tij, dmth. për çdo person nga një sadakatulfitr.

Sipas haditheve të Muhammedit a.s. qëllim i sadakatulfitrti është lirimi nga mëkatet, gabimet apo harresat që i kemi bërë pa qëllim gjatë muajit Ramazan dhe ndihma për skamnorët që edhe ata sa ma lehtë ti kalojnë ditët e festës së Fitër Bajramit.

Zekati është i preferueshëm që të jepet gjatë muajit Ramazan, ndërsa sadakatulfitri duhet të jepet patjetër para se të falet namazi i Fitër Bajramit, por më mirë do të ishte sikur ato të jipen më herët në mënyrë që të pregaditet më mirë Festa e Fitër Bajramit.

Nisabi i sadakatulfitrit në Gjermani është 10 Euro për person

Të nderuar vëllezër dhe motra, Zekati është farz, obligim individual për çdo musliman dhe muslimane të cilën Allahu xh.sh. e ka caktuar në librin e Tij në Kuran dhe Muhammedi a.s. në hadithet e tij. Qëllimi i zekatit para se gjithash dhe në rend të parë është lehtësimi i jetës së vështire të skamnorëve, jetimave, të sëmurëve të cilët nuk kanë mundësi ti paguajnë shërbimet mjekësore, të pastrehëve, mbështetja e intsitucioneve islame, xhamitë, shkollat dhe fakultetet islame, financimi i përhapjes së të vërtetës islam etj.

Me anë të zekatit, sadakave dhe ndihmave të ndryshme që jepen në emër të islamit, dallimi ndërmjet atyrëve që për shkaqe financiare munden apo nuk munden ti plotësojnë sigurimin e kushteve të jetesës zvogëlohet dhe kështu ne do ta kemi një gjendje më të drejtë sociale në shoqëri.

Nga ajetet kuranore, nga hadithet e Muhammedit a.s dhe nga përvoja shumëshekullore e muslimanëve kuptojmë se zekati dhe sadakatulfitri duhet tubuar në mënyrë të organizuar dhe të shpërndahet në mënyrë të organizuar dhe të drejtë, dhe këtë mundë ta bëjnë vetëm institutet islame relevante si në trojet tona etnike po ashtu edhe në diasporë. Ato duhet të jenë transparente për secilin musliman i cili ka të drejtë të dijë se ku shkon zekati dhe sadakatulfitri dhe ndihmat tjera të cilat jepen në emër të Allahut xh.sh. dhe në emër të Islamit. Sa më tepër të kemi transparencë aq më tepër do të kemi besueshmëri te masa muslimane dhe si rrjedhojë do të kemi edhe më tepër kontribute të grumbulluara nga zekati dhe sadakatulfitri.

Gjithashtu nuk duhet të biem nën kurthin e dezinformatave të ndryshme që i përhapin qarqet e catuara antiislame apo qarqet grupimeve të interesave të ndryshme, qëllimi i të cilave është përfitimet personale apo pengimi i aktiviteteve islame.

Allahu xh.sh. dhe Muhammedi a.s. na e kanë tërhequr vërejtjen për pasojat që do ti kemi si në këtë botë po ashtu edhe në botën tjetër nëse nuk e kryejmë dhënjën e zekatit. Allahu xh.sh. në Kurani Kerim në suren 3 ajeti 180 thot:

Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.

Edhe Muhammedi a.s. në shumë hadithet e tij ka paralajmëruar për pasojat që do ti kemi si në këtë botë po ashtu edhe në botën tjetër nëse nuk jepet zekati.

Me një hadith Muhammedi a.s. ka thënë se ai i cili  grumbullon pasuri dhe nuk e jep zekatin, në ditë e gjykimit pasuria e tij do ti paraqitet në formë të gjarpërit i cili do ta shtrëngon për trupi dhe më sytë e mëdhenj të tmerrshme të tij i drejtohet fytyrës së tij dhe do ti thot: Ja ku jam, unë jamë pasuria e jote, unë jam thesari jot.

E lutim Allahun e mëshirshëm që të na sherojë nga egoizmi dhe koprracia, amin.

Të nderuar vëllezër dhe motra,

edhe Qendra Islame Kulturore Shqiptare në Kassel mvaret nga konributet financiare që ju i jepni për sigurimin e aktiviteteve të saj, prandaj ju apelojmë që edhe ju të kontribuoni me zekatin dhe sadakatulfitrin e juaj dhe me ndihmat tjera  vullnetare në sigurimin e aktiviteteve të saj si ato fetare po ato edhe kombëtare.

E lutim Allahun xh.sh. që të na i pranon ibadetet tona në këto rrethana jonormale të gjendjes të korona virusit dhe të na ndihmojë sa më shpejt ti kthehemi normalitetit, amin.