Urime Festa e Fitër Bajramit

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Qendra Islame Kulturore Shqiptare ua uron gjithë besimtarëve dhe besimtareve kudo që janë Festën e Fitër Bajramit, duke e lutur Allahun xh.sh. që ai të na i pranon të gjitha ibadetet dhe punët e mira gjatë muajit Ramazan, të na ndihmojë që përherë të jemi në rrugën e drejtë të Fesë Islame Madhështore dhe ta jetojmë jetën islame të vërtetë ku do që të jemi, të na sjellë paqë, lumturi, mirëqenje në çdo familje në shoqërinë tonë dhe kudo në botë.

E lutim Allahun xh.sh. që të na largojë pandeminë e virusit korona dhe sa më shpejt ti khehemi normalitetit dhe jetës normale.

E lutim  gjihtashtu të Madhërishmin që të na bëjë të mundshme sa ma shpejt ti hapim xhamitë dhe të fillojmë me aktivitete fetare islame dhe ta falim namazin e përditshëm, namazin e xhumasë dhe shpresojmë që më ndihmën e Allahut xh.sh. namazin e Kurban Bajramit ta falim në xhami. Amin.

Urime dhe për hajr Festa e bekuar madhështore, Fitër Bajrami.

Me nderime nga

Qendra Islame Kulturore Shqiptare në Kassel