Ftesë për motrat muslimane

Të nderuara motra antare të Xhamisë,

Në emër të Kryesisë ju ftojmë të merrni pjesë në ligjeratën e organizuar për gra që do të mbahet

më 19.03.2023 ora 13:00 pas namazit të drekës
në Xhaminë tonë
Vogelsang 30
34123 Kassel

Tema e ligjëratës: Roli i gruas në Islam

Ligjeruesja do të jetë bashkëshortja e Hoxhës Selahudin Zenuni.

Pas ligjeratës do të keni mundësi për shkëmbimin e ideve dhe bisedime në lidhje me vazhdimin e aktiviteteve fetare për gra si dhe organizimin e mësimit fetar për gra.

Objektivi i këtij aktiviteti është ngritja e një komiteti të grave, zgjedhja e një kryetareje dhe dy zëvendësve dhe diskutimi i hapave të ardhshëme.

Do të ishim shumë të lumtur për një pjesëmarrje të madhe. Ushqimi dhe pijet do të sigurohen.

Nëse keni ndonjë pyetje, jeni të mirëpritur të kontaktoni paraprakisht kryesinë në info@xhamia-kassel.de.

Me respekt,
Kryesia

Downloads: