Ky Forum u krijua me iniciativën e Kryesisë së Xhamisë, për të pasur edhe gratë përfaqësueset e tyre në Xhami.
Më date 19.03.2023 u organizua manifestimi për gra, ku gratë patën mundësin të shkëmbejnë idejat dhe dëshirat e tyre për zhvillimin e aktiviteteve fetare për gra, dhe votuan edhe Kryesinë e këtij Forumi.
Kryesina e Forumit përbëhet prej:
- Fatlume Nuredini, kryetare
- Dashurie Shaini, nënkryetare
- Haxher Sejdini, anëtare kryesie
- Beslinda Ajdini, anëtare kryesie
- Nabile Sherifi, anëtare kryesie
- Naile Raimi, anëtare kryesie
Forumi i Grave Muslimane:
- Do të jetë organ i Xhamisë Shqiptare në Kassel dhe me këtë i nënshtrohet rregullores së xhamisë
- Përbëhet nga gratë muslimane me prejardhje të ndryshme kulturore
- Në fokus të punës së tij qëndron fusha fetare dhe sociale
- Financohet nga buxheti i Xhamisë Shqiptare në Kassel.
Synimet kryesore të ketij Forumi janë:
- Përmirësimi i pjesëmarrjes së grave muslimane në xhami
- Arsimimi i grave muslimane në fushën e Islamit
- Organizimi i projekteve dhe manifestimeve në nivelin fetar
- Mbështetja e grave muslimane në perceptimin e të drejtave të tyre.
Projektet e këtij Forumi
Aktivizimi i grave në xhami nëpërmjet:
- Mesimi fetar per Gra
- Kurse për namaz
- Kurse për leximin e Kur’anit
- Organizimi i projekteve dhe manifestimeve në nivelin fetar
- Ligjërata islame, enkas për gratë.