Konkurs për mësues-se për mësimin plotësues të gjuhës shqipe

Këshilli iniciativ për rihapjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe këshilli i prindërve, shpallin:

Konkurs

për mësues-se për mësimin plotësues të gjuhës shqipe

Vendi: Qyteti i Kassel-it me rrethinë

Koha/orari/pagesa: Viti shkollor 2015/2016, varësisht nga numri i nxënësve

Profili i kandidates-it:

  • Shkolla e lartë pedagogjike ose fakulteti i pedagogjisë
  • Përvojë në mësimdhënie
  • Përvojë në punë me grup mosha të ndryshme
  • Kontakt i mirë me prindër
  • Njohuri solide të gjuhës gjermane

I ftojmë të konkurojnë edhe kandidatët me shkollim të lartë gjuhë dhe letërsi shqipe/gjermane, histori,gjeografi, muzikë apo art, të cilët janë të diplomuar në njërin nga Universitet e Tiranës, Prishtinës apo Tetovës.

Të interesuarat-it mund të dërgojnë dosjen e plotë (CV, letrën e motivimit, diplomat, certifikatat e punës, etj.) në e-mailin: shkollakassel@gmail.com
Për informata më të hollësishme kontaktoni këshillin e prindërve:

  • 0152-34156735 (Astrit Rraci)
  • 0173-1313295 (Riza Fetahaj)
  • 0176-61987542 (Beqir Zulbeari)

Konkursi mbetet i hapur deri më: 31 Maj 2015

Verifikimi i dokumenteve dhe përzgjedhja e kandidates-it do të bëhet nga Konzulata e Republikës së Kosovës në Frankfurt.

Download