Rregullore rreth organizimit dhe financimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në shkollat publike të qytetit të Kassel-it me rrethinë

Parathënie e rregullores

 

Qendra Kulturore Islame-Shqiptare (orig. „Der Islamish-Albanische Kulturzentrum e.V.“) angazhohet që popullatës me origjinë shqiptare të qytetit të Kassel-it me rrethinë ti mundësoj mësim të rregullt plotësues në gjuhën shqipe në shkollat publike të Land-it të Hessen-it, përkatësisht në qytetin e Kassel-it me rrethinë.

Parakushtet dhe procedurat e nevojshme për këtë e sidomos financimi e kanë bazën në statut-rregulloren e këtushme. Duam të theksojmë se e mbështesim dhe e mirëpresim organizimin dhe financimin e mësimit, ndaras nga qenra kulturore në momentin kur të krijohen strukturat e nevojshme për këtë, qoftë përmes krijimit të një organizimi të veçantë, qoftë përmes organeve shtetrore të vendeve të origjinës (Shqipëri,Kosovë,Maqedoni) apo edhe organeve shtetrore të Land-it të Hessen-it .

 

  1. Qendra Kulturore Islame-Shqiptare krijon një konto të veçantë si fond për financimin e mësimit shqip.
  1. Në këtë fond ndodhet aktualisht një kapital fillestar i mbledhur nga aktivitetet e mëparshme mësimore.
  1. Të hyrat e grumbulluara në këtë fond duhet të përdoren eksluzivisht për financimin e mësimit shqip duke u bazuar në këtë rregullore. Rregullorja miratohet nga kryesia e Qendrës Kulturore Islame-Shqiptare.
  1. Çdo fëmijë me origjinë shqiptare i moshës shkollore deri në klasën e 10-të mund të lajmërohet në mësimin plotësues shqip nga prindërit e tij pavarësisht nga të qenurit e tyre anëtar i Qendrës Kulturore Islame-Shqiptare. Lajmërimi do të bëhet duke u bazuar në rregulloret e Land-it të Hessen-it përmes entit shkollor në Kassel. Lidhur me këtë do të ketë një kontratë në mes të Qendrës Kulturore Islame-Shqiptare dhe organeve shtetrore të Land-it të Hessen-it. Mësimi është i hapur edhe ndaj nxënësve me origjinë jo-shqiptare .
  1. Prindërit duhet të paguajnë për çdo fëmijë 10€ në muaj në konton e veçantë të QKISH-së. Këtu kemi të bëjmë me një shumë obligative dhe jo me ndihmë vullnetare. Shuma obligative e pagesës është e kufizuar në maksimalisht 20€ në muaj dhe do të tërhiqet nga kontoja bankare e prindit. Obligimi për pagesë nga kjo pikë e rregullorës përfundon me çlajmërimin me shkrim të fëmijës nga mësimi. Çlajmërimi është i mundshëm në çdo fundviti shkolllor. Obligimi për pagesë sipas pikës 6 të kësaj rregulloreje mbetet edhepse e keni çlajmëruar fëmijën.
  1. Të gjitha familjet, të cilat për momentin nuk kanë fëmijë të moshës shkollore apo nuk kanë ndonji fëmijë të lajmëruar në mësimin plotësues shqip, duhet të paguajnë një shumë mujore prej 5 €. Prej momentit kur një fëmijë nga këto familje lajmërohet për mësim atëhere hyn në fuqi pika 5 e kësaj rregulloreje. Nëse një familje dëshiron të lajmëroj fëmiun e moshës shkollore për mësim, dhe meqenëse deri më tani nuk ka paguar shumën obligative sipas pikave të rregullores, si rrjedhoj mund ta lajmëroj fëmiun për mësim vetem nëse e paguan dyfishin e pagesës obligative duke filluar nga koha e fillimit të mësimit në gjuhën shqipe bazuar në këtë rregullore. Familjet të cilat vijnë më vonë, paguajnë nga muaji kur zyrtarisht janë lajmëruar si banorë në qytetin apo rrethinën e Kassel-it. Familjet të cilat largohen nga Kassel-i apo rrethina nuk janë të obliguara të paguajnë më. Për këtë kërkohet çlajmërimi me shkrim nga ana e tyre.
  1. Nga shuma e mjeteve financiare të pikave 5 dhe 6 do të paguhet mësimdhënësi. Përzgjedhja do të bëhet nga organet kompetente të Konzulatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt, ndërsa punësimi nga Qendra Kulturore Islame-Shqiptare.
  1. Të hyrat tjera të grumbulluara nga kontributet vullnetare apo donacionet, të cilat do derdhen në konton e veçantë të fondit, gjithashtu do të përdoren ekskluzivisht për financimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Poashtu ndihmat e tjera finaciare me destinim “Albanischunterricht” (mësimi shqip) do të përdoren ekskluzivisht për këtë qëllim.
  1. Nëse të hyrat mujore dhe ndihmat vullnetare për financimin e mësimdhënësit nuk mjaftojnë, atëhere jemi të detyruar ta ndërprejmë kontratën e punës në afatin më të afërt kohor të mundshëm (mundësisht në përfundim të vitit shkollor).
  1. Paga e mësimdhënësit mvaret nga numri i nxënësve, klasëve,orëve të mësimit dhe kostot e udhëtimit tek vendi ku do mbahet mësimi. Mundësisht do të duhej që paga të marrë përsipër edhe kontributet për sigurimin social.
  1. Në kuadër të mësimit plotësues në gjuhën shqipe zgjidhet edhe Këshilli i Prindërve. Ky këshill bashkëpunon ngusht me kryesinë e QKISH-së. Këshilli i Prindërve bashkërendon aktivitetet dhe përgjigjet rreth mbledhjes së kontributeve dhe ndihmave financiare. Ai e ndihmon kryesinë në organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Këshilli do ti shërbej posaqërisht mësimdhënësit si mbështetje, poashtu do të jetë adresa e parë për nxënësit dhe prindërit. Këshilli i Prindërve përbëhet së paku nga tre persona. Poashtu mund të zgjerohet edhe në më shumë se tre persona. Këshilli zgjidhet për një mandat dy vjeqar. Mbledhjet dhe vendimet e Këshillit të Prindërve protokollohen. Nëse kërkohet nga kryesia e QKISH-së duhet tu mundësohet qasja në këto protokolle. Poashtu nëse kërkohet, duhet raportuar kryesisë së QKISH-së edhe rreth aktiviteteve të Këshillit të Prindërve.
  1. Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë. Ajo mund të ndryshohet apo shfuqizohet vetëm me vendim të kryesisë së QKISH-së duke u bazuar në statutin.
  1. Nëse vendimet e kësaj rregulloreje bien ndesh me normat ligjore, pavleshmëria e një vendimi nuk cenon vlefshmërinë e vendimeve tjera. Në vend të një vendimi të pavlefshëm hyn në fuqi vendimi ligjor, i cili më përsëafërmi përshkruan kuptimin dhe qëllimin e vendimit.

Kassel, më 05.03.2015

Download