Letra drejtuar familjeve

E nderuara familje!

Duke parë interesimin e shumë familjeve shqiptare me banim në Kassel dhe rrethinë ju njoftojmë se këshilli organizativ dhe këshilli i prindërve kanë vendosur që mësimi plotësues në gjuhën shqipe të filloj në shtator 2015.
Meqenëse keni zgjedhur të jetoni në Gjermani sigurisht se për fëmijet tuaj prioritet kryesor duhet të jetë mësimi i gjuhës gjermane dhe integrimi i tyre këtu. Mirëpo gjuha amëtare shqipe është poaq e rëndësishme për zhvillimin dhe shanset e fëmijes tuaj në të ardhmen.
Studimet shkencore tregojnë se fëmijët që zotrojnë mirë gjuhën e tyre amëtare, kanë sukses edhe në shkollë dhe kjo duhet parë si përparësi shtesë në zhvillimin e intelektit të tyre.
Poashtu ju do ndjeheni krenar dhe të relaksuar kur fëmija juaj në pushimet në vendlindje do e befasoj gjyshin e gjyshën, dajën e axhën, tezën e hallën, shokun e shoqen, duke e folur një shqipe të pastër.
Tanimë na duhet edhe konfirmimi i juaj konkret. Andaj ju lutemi lajmërojeni fëmijën tuaj deri më datën 30.06.2015 për mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Kjo do na ndihmojë të dijmë më saktë numrin dhe moshën e nxënesve në mënyrë që të bëjmë përgatitjet e duhura.
Të bashkangjitur në këtë letër keni rregulloren edhe formularin për regjistrim. Ju lutem njoftoni edhe miqët dhe rrethin tuaj në Kassel.

Me respekt

Këshilli organizativ dhe Këshilli i prindërve

shkollakassel@gmail.com

 

Anmeldeformular-1.pdf

Anmeldeformular-2.pdf

Rregullore_mesimi_shqip.pdf

Ordnung_Albanischunterricht.pdf

Njoftim_per_mesues.pdf

letra_familjeve_per_shkollen_shqipe_Kassel